Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

22 qershor 2020 | 19:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një takim lamtumirës me ambasadorin hungarez,  Laszlo Markus, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet të dy parlamenteve dhe institucioneve të tjera.

Kryetarja Osmani ka falënderuar ambasadorin Markus për angazhimin posaçërisht në projekte edukative për të rinjtë dhe në ato kulturore.

“Historikisht marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve kanë qenë të mira. Kjo është konfirmuar edhe në vitet e fundit nga bashkëpunimi i mirëfilltë në fushën e politikës, ekonomisë dhe diplomacisë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa për dialogun me Serbinë, kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin konfirmuar në mars të këtij viti me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës që lidhet me vijat e kuqe dhe temat që nuk mund të jenë pjesë e dialogut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,…