Osmani publikon foto me Bidenin: Miqësi e përhershme

22 shtator 2022 | 22:12

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në New York ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në margjina të këtyre punimeve Osmani është takuar edhe me presidentin e SHBA-së Joe Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në foton e përbashkët me Biden në “Facebook”.

Në këtë foto pjesëmarrës janë edhe bashkëshorti i presidetes dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati serb nga Beogradi, Radoje Stefanoviq, thotë se Kosova dhe…