Osmani: Serbia edhe pas 25 vjetësh e mohon krimin në Srebrenicë

11 korrik 2020 | 12:13

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Masakrën e Srebrenicës duke thënë se Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore.

Osmani thotë se edhe 25 vjet pas masakrës Serbia ende mohon krimin e bërë.

“I shpallur në korrik të vitit 1995 ‘vend i sigurt’, nga OKB-ja, Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore. Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër. 25 vjet më pas Srebrenica ende thërret! 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin. Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat! Srebrenica, kurrë më!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura janë djegur dje në rrugën “Nazmi Mustafa” në…