Osmani shpërndan Kuvendin, pritet shpallja e zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
Këto deklarata i ka bërë Faton Peci nga partia Guxo. Ai ka thënë se partia e tij kërkon që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet gati për procesin zgjedhor.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe që partia e tij shkon e vetme në zgjedhjet e reja.
Takimi është mbajtur një ditë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor.



