Osmani takohet me Blinkenin në Nju-Jork, bisedojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
                20 shtator 2023
                |  17:23
            
        Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Nju-Jork, sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Osmani ka shkruar në “Facebook” se me Blinkenin ka biseduar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, ka shkruar Osmani.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        