Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Kosova dhe Emiratet Arabe kanë më shumë sesa miqësi

05 shkurt 2026 | 13:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Samitin për Qeverisje në Arabinë Saudite është takuar me shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

E para e vendit ka thënë se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë më shumë sesa miqësi, duke theksuar se kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion.

“Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ani pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë…