Osmani takohet me presidentin e Bullgarisë në Riad: Në qendër të bisedës ishte largimi i masave ndaj Kosovës

29 tetor 2025 | 11:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad, është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Ata kanë biseduar për heqjen e masave dhe avancimin e aplikacionit për statusin e vendit kandidat në BE.

“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti Është koha të ndahet egjra nga gruri! E…