Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

16 maj 2025 | 16:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin i cili po mbahet në Tiranë, është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

E para e shtetit, Kallasin e quajti një mbështetëse e kamotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar.

Derisa, Osmani tha se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt BE-së.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë.Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakteriojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në samitin e IDU-së Kryetar i Partisë Demokratike e cilësoi …