Osmani takon Limajn, diskutojnë për konstituimin e Kuvendit

18 korrik 2025 | 16:37

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim konsultativ kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Presidenca ka thënë se ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i cili obligon deputetët ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditëve.

“Presidentja Osmani theksoi se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe potencoi rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit, në interes të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit”, ka njoftuar presidenca.

Nesër (e shtunë) do të mbahet seanca e 49-të, ku deri më tani 48 herë Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar që ta zgjedh në krye të kuvendit kandidaten e saj, Albulena Haxhiun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur është futur në garë për transferimin e mesfushorit…