
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për anëtarësimin në këtë aleancë
23 shtator 2025
| 11:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Shefja e shtetit ka bërë me dije se zyrtarin e lartë të NATO-së e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovës.
Osmani ka shkruar në “Facebook” se në takim ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësimin në këtë aleancë.
“Në New York pata kënaqësinë të takohem me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge. Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani.