
Osmani u prit me “nderimet më të larta” në Brunei: Vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga Kosova në këtë shtet të Azisë Juglindore
04 maj 2025
| 12:25
Presidentja Vjosa Osmani është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam.
Ajo tha se u ftua të shkonte atje nga Sulltani.
“Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”, duke ndarë pamje nga pritja.