Osmani uron Merzin: Presim me padurim forcimin e partneritetit

06 maj 2025 | 16:47

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të popullit të Kosovës, ka uruar kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës.

Urimi i plotë i presidentes Osmani:

Në emër të popullit të Kosovës, i uroj suksese Kancelarit Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës dhe fillimit të mandatit të qeverisë së re gjermane.

Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë.

Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi konservator, Friedrich Merz, është zgjedhur kancelar i ri i…