Osmani uron Moldavinë për ‘zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane’

29 shtator 2025 | 17:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidenten  e Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhje dhe “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”.

Osmani në “X” ka shkruar se përpjekjet e Putinit për përçarje do të dështojnë gjithmonë.

“Në emër të Republikës së Kosovës, e uroj presidenten Sandumaiamd dhe popullin e Moldavisë për fitoren e bindshme dhe për zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane. Përpjekjet e Putinit dhe përfaqësuesve të tij për të përçarë gjithmonë do të dështojnë-sepse askush nuk mund ta ndalë një popull të përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Osmani.

Partia pro-evropiane e presidentes moldave Maia Sandu ka shpallur fitoren dhe një shumicë të re në parlament.

Me pothuajse të gjitha raportet e qendrave të votimit të numëruara të hënën, të dhënat zgjedhore treguan se Partia e Veprimit dhe Solidaritetit pro-BE, ose PAS, mori 50.1% të votave, ndërsa Blloku Zgjedhor Patriotik pro-rus mori 24.2%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka…