Osmani uron Ukrainën për Pavarësi: Kosova qëndron fort përkrah jush

24 gusht 2025 | 16:48

Ukraina feston sot ditën e saj të Pavarësisë.

Me rastin e kësaj dite, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelenskyn dhe popullin e tij të guximshëm.

“Urimet tona të përzemërta për presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës për Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

Tutje, e para e shtetit thotë se Kosova qëndron fort me Ukrainën në luftën e saj heroike për liri.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar miqësinë tonë dhe për të mbështetur rrugën tuaj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme”, përfundoi Osmani.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Cityt,…