OVLUÇK-ja reagon për djegien e bunkerit: Fyerje për sakrificën e dëshmorëve

30 maj 2025 | 15:37

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Ferizaj ka reaguar pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6 në fshatin Jezerc.

“Ky veprim i ulët dhe i turpshëm përbën një fyerje për kujtesën dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky bunker është simbol i qëndresës dhe rezistencës së popullit tonë dhe çdo përpjekje për ta shkatërruar atë është një akt kundër trashëgimisë sonë kombëtare”, është thënë në reagimin e veteranëve të UÇK-së në Ferizaj.

Më tutje, OVLUÇK-ja në Ferizaj ka treguar se do ta informojnë Policinë e Kosovës për këtë rast dhe do të kërkojnë që autorët të vihen para drejtësisë sa më parë.

“Urojmë që sa më shpejt të gjenden ata që kanë dëmtuar këtë vend të shenjtë të historisë sonë kombëtare. OVLUÇK, Dega Ferizaj mbetet e vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur kujtimin e luftës sonë çlirimtare”, është thënë në këtë reagim.

No photo description available.No photo description available.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse shënjestruan me dronë…