
Pa makijazh në fytyrë, kështu duket Samanta Karavella
08 shtator 2021
| 13:58
Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka ndarë me mbi 500 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” disa imazhe të reja, që janë pëlqyer shumë nga fansat. Përmes këtyre fotografive, ajo ka dashur që të tregojë se si duket fytyra e saj pa pikë makijazhi.
Në fotot në fjalë, këngëtarja shfaqet e ulur në një jaht, e veshur me një fustan me printe leopardi, me flokë të lëshuara dhe ujë e sapun në fytyrë.
Samanta duket se është kujdesur shumë për të, pasi lëkura duket shumë e freskët dhe e shndritshme. Këngëtarja e kishte plotësuar pamjen me një palë vathë në ngjyrë gold e në formë rrethi.