Pacolli bën nderime te shtatorja e themel​uesit të shtetit shqiptar  Ismail Qemali

28 nëntor 13:35

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, bashkë me udhëheqësit e institucioneve të shtetit shqiptar ka nderuar themeluesin e shtetit Ismail Qemali.

“28 Nëntorin, Ditën Tonë Kombëtare po e festoj në Vlorë bashkë me, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Ruçi. Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, me suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, ka thënë Pacolli.

Numri dy i Qeverisë po ndjek ceremoninë zyrtare të nderimit të tij me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut ky, që nxit mendimin shkencor kombëtar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA   Asgjë e re, asgjë…