
Pacolli: E paqartë kur do të ketë seancë për zgjedhjen e presidentit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga lista e LDK-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dështimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Pacolli, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “gjithë ditën e 2 prillit pritej të fillojë seanca për zgjedhjen e Presidentit, por kjo seancë nuk filloi”.
Postimi i tij:
Gjithë ditën e 2 Prillit pritej të filloj seanca për zgjedhjen e Presidentit por kjo seancë nuk filloj.
Grupi parlamentar i LDK-së (anëtar i të cilit edhe unë jam) ishte pothuajse unik për zgjidhje konstruktive. Në fund të ditës, në vend të seancës për zgjedhjen e Presidentit, filloj një seancë tjetër (për Reformën Zgjedhore) në të cilën u verifikuan divergjenca te mëdha.
Mbetet e paqartë se kur do të ketë një seancë për Presidentin(ten).
Shpresojmë të kapërcejmë divergjencat dhe të krijojmë institucionet sa më shpejt të jetë e mundur.