
Pacolli kritikon deputetët: Mos e shndërroni Kuvendin në çerdhe të fëmijëve
Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë pas seancës së sotme se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të shndërrohet në çerdhe të fëmijëve.
Ai ka theksuar se në Kuvend duhet të diskutohet seriozisht problemet me të cilat ballafaqohet qytetari i Kosovës.
Mos e shndërroni Parlamentin në çerdhe të fëmijëve! Parlamenti i Kosovës nuk duhet të shndërrohet në çerdhe të fëmijëve, por institucion ku diskutohen seriozisht problemet me të cilat ballafaqohet qytetari i Kosovës. Sot gjatë fjalës time në kuvend(isha duke folur për shkatërrimin e natyrës, prerjen e maleve, mbeturinat etj, si rezultat i të cilave shkaktohen dëmet nga vërshimet) disa deputetë të rinj me sjellje adoleshentësh ndërhynin duke bërë zhurmë sikur ata nxënësit e paedukuar në klasë. Unë e dëgjoj fjalën dhe kontributin e secilit dhe është e rrugës që edhe unë të kërkoj qetësi kur flas. Kush nuk dëshiron me dëgjuar, le të dal jashtë dhe mos të krijojë atmosferë kaosi”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Deputetët bëjnë zhurmë derisa po fliste, Pacolli: Unë ndalem dhe nuk e marr më kurrë fjalën