Pacolli merr përkrahjen e Sllovenisë për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO

13 mars 13:57

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Sllovenia, Karl Erjavec, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Pacolli ka thënë se ministri i jashtëm slloven e ka siguruar atë se Sllovenia do ta shtojë angazhimin edhe më të madh për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL dhe UNESCO, ku ajo është anëtare e Bordit Ekzekutiv.

Në kuadër të këtij takimi të dy krerët e diplomacive i kanë vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.

Pas takimit dypalësh ata kanë nënshkruar edhe protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik Kosovë – Slloveni, i cili ka mbledhur dhjetëra biznese nga të dyja anët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sir Ken Dodd, krijuesi i Diddy Men dhe një nga…