
Pacolli: Nëse lajmi për njohjen nga Xhamajka nuk është i vërtetë, Çitaku të shkarkohet
21 shkurt 2020
| 09:43
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Fitore Pacolli, ka thënë se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duhet të mbahet përgjegjëse dhe të japë llogari nëse informata për njohjen nga Xhamajka s’është e vërtetë.
Ajo ka thënë se siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe ambasadorë.
“Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, professional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta. Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.