Padia e KEK-ut ndaj Ymerit, reagon Hykmete Bajrami: Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim

19 janar 2026 | 20:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas padisë së KEK-ut ndaj Janina Ymerit për shpifje, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka dështuar në luftën kundër asaj që ajo e quan “mafia energjetike”.

Bajrami tha se, ndryshe nga premtimet e vitit 2019, Kurti sot po përdor institucionet për të sulmuar kundërshtarët politikë, ndërsa rikujtoi se Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga qeveria, ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA.

Ajo theksoi se LDK-ja nuk do të heshtë, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa ka bërë…