Padia ndaj Serbisë për krimet e luftës/ Mosanëtarësimi i Kosovës në OKB e bën më të komplikuar

05 shkurt 2020 | 21:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar se gjatë mandatit të tij Kosova do të përgadisë padi për krimet e luftës ndaj shtetit të Serbisë.

Ai këtë e ka thënë në ekspozenë në Kuvend ditën kur po votohej qeveria e tij përpara deputetëve, duke thënë se do të përgatietet padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet në Kosovë.

“Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, ne do të mundësojmë dënimin e krimeve të luftës, ashtu që do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe të agresionit. Do të themelohet instituti për krime të luftës i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës, nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa njohësi i politikave ndërkombëtare, Avni Mazreku për lajmi.net ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është organi kompetent ku mund të drejtohet Kosova.

Sipas tij, kjo mund të jetë problematike për arsye se Kosova nuk është vend anëtar i OKB-së dhe kjo çështje do të mund të inicohej vetëm nëpërmjet rezolutës 1244.

“Kompetente mund të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që është në Hagë është njëra nga gjykatat ku do të mund të drejtohej Kosova. Normalisht, Kosova ende nuk është vend antarë i OKB-së aktualisht dhe ky është mekanizëm i specializuar i OKB-së dhe Kosova kish mujtë me e nxit këtë çështje nëpërmjet rezolutës 1244. Mirëpo tendenca e Kosovës për me e trajtu çështjen dëmet e luftës, krimet dhe dëmet e tjera, është thënë nga përfaqësuesit e Kosovës se do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë”, është shprehur Mazreku.

Mazreku ka theksuar se ka edhe Gjykata të tjera të arbitrazhit të cilave Kosova do të mund t’i drejtohej, por për këtë nevojitet pajtimi i të dy palëve.

“Ka edhe Gjykata të tjera të arbitrazhit të cilave do të mund t’i drejtohej Kosova, mirëpo normalisht kërkohet pajtimi i të dy palëve. Mirëpo mekanizmi më i specializuar për këtë punë do të duhej të ishte, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ku shtetet drejtohen për çështje të tilla”, tha Mazreku më tutje.

Në anën tjetër, shteti serb ka deklaruar se dialogu midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm nëse Kosova nuk kërkon njohje dhe kërkim-falje.

Ndërkohë, menjëherë pas marrjes së mandatit, Kurti së bashku me urimet, ka pranuar edhe kërkesat e para karshi dialogut me Serbinë.

Grenell e Borell kanë porositur që sa më shpejtë të fillojë dialogu midis dy vendeve. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e Lazios kanë treguar edhe një herë se janë…