Palët në Shqipëri po duan të përfitojnë politikisht nga kriza, jo ta zgjidhin atë

13 qershor 2019 | 22:15

Politologu Afrim Krasniqi ka thënë se tejkalimit të krizës në Shqipëri mund t’i kontribuojë krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe formimi i një qeverie teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se presidenti, qeveria dhe opozita më shumë po mendojnë të përfitojnë politikisht nga kriza sesa ta zgjidhin atë.

Sipas Krasniqit, presidenti nuk mund të rrëzohet për shkak se kjo procedurë kërkon të paktën deri në dy muaj kohë.

Ai ka thënë se PS-ja e ka të qartë se shkarkimi i presidentit më shumë e dëmton sesa e ndihmon atë dhe krizën në vend.

Krasniqi ka theksuar se nuk pret zgjidhje nga partitë dhe politikanët që janë burim i krizave.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së premtes të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave…