
Pallaska: Nuk është Qeveria Kurti 2 është Qeveria Kurti 1, prova 2
22 mars 2021
| 21:27
Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka reaguar pas votimit të qeverisë së re me kryeministër, Albin Kurtin.
Pallaska ka shkruar në profilin e tij në Facebook se kjo nuk është Qeveria Kurti 2 por ‘prova 2’.
Ai ka uruar edhe përkrahësit të cilët i ka quajtur ‘besimtarë’.
“Kjo nuk është Qeveria Kurti 2. Kjo është Qeveria Kurti 1, prova 2. Urime besimtarëve!!!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, me 67 vota per 30 kundër dhe asnjë abstenim u votua Qeveria Kurti 2.