
Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza
Papa Françesku bëri thirrje të dielën për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, pasi ai tregoi shenja shërimi pas problemeve me bronkitis.
Të shtunën, papa 87-vjeçar delegoi leximin e një fjalimi në një ceremoni tek një ndihmës dhe të mërkurën ai bëri një udhëtim të shkurtër në një spital të Romës pasi nuk lexoi në audiencën e tij javore, duke thënë se kishte “pak ftohtë”.
“Çdo ditë mbaj në zemrën time me dhimbje vuajtjet e popullatës në Palestinë dhe Izrael për shkak të armiqësive të vazhdueshme, mijëra të vdekur, të plagosur, të zhvendosur”, tha ai, raporton “Reuters”.
Duke iu drejtuar besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit, Françesku theksoi pasojat e konfliktit tek fëmijët dhe kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve.
“A mendoni vërtet se mund të ndërtoni një botë më të mirë në këtë mënyrë? A mendoni vërtet se do të arrini paqen? Mjaft, ju lutem! Le të themi të gjithë mjaft, ju lutem! Ndal!” tha Françesku.
Ai ka pasur një sërë problemesh shëndetësore muajt e fundit.