Papa Françesku lutet për popullin e Ukrainës

03 prill 2022 | 14:01

Papa Françesku e ka quajtur Ukrainën vend “të martirizuar”, gjatë mesazhit të tij për besimtarët në fund të një meshe në Maltë, të dielën në mëngjes.

Ai u ka kërkuar besimtarëve, duke përfshirë disa që mbanin flamuj ukrainas, të luten për paqen e Ukrainës dhe botës.

Françesku përfundon vizitën e tij dyditore në ishullin mesdhetar të dielën dhe pritet të kthehet në Romë.

Komentet e Papës vijnë një ditë pasi ai tha se një udhëtim për në Ukrainë është duke u diskutuar, teksa fliste me gazetarët, shkruan “CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka…