
Para takimit me liderët, Osmani takohet me shefen e ambasadës amerikane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati
Presidenca ka njoftuar se sikurse edhe në takimet e kaluara është diskutuar për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje.
Përveç kësaj janë diskutuar tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes.
Kujtojmë se sot, Osmani do të takohet me liderët e partive parlamentare për të diskutuar në lidhje me konstituimin e Kuvendit, i cili ka dështuar për herë të 16.