Parandalohet futja e dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

08 dhjetor 2025 | 20:53

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës, gjatë kontrolleve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Gjatë inspektimit brenda perimetrit të institucionit, SHKK njofton se është gjetur një qese e dyshimtë, brenda së cilës ishin të fshehur në mënyrë të kamufluar një Samsung, një mini-telefon dhe një kabëll mbushës.

Për rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa pajisjet e gjetura janë sekuestruar.

“Në të njëjtën kohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në forcimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë Kurti për…