
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas IHMK-së, në këto kushte do të mbaj mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. “Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që në disa territore mjegulla të mbetet më shumë orë gjatë ditës, ndërsa, sa i përket cilësisë së ajrit, ajo do të mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të prezencës së masave bllokuese anticiklonike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.