
Parashikimi i motit për sot
30 janar 2023
| 08:30
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë celsius.
“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë, por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.