Parashikimi i motit për të hënën

17 gusht 2025 | 21:59

Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin nga 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 30°C. Vlerat më të larta pritet të regjistrohen deri në mesditë, pas së cilës do të vijë një ulje e ndjeshme e tyre. /MeteoKosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vuçiq ua lëshon një kërcënim studentëve: S’do të lejojmë që…