Paris FC insiston për Asllanin

19 janar 2026 | 11:50

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ka dy javë kohë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij, për të mos rrezikuar ta mbyllë që tani sezonin duke u kthyer në një spektaktor në pankinë apo tribunë në muajt në vijim.

Ai nuk bën pjesë as në planet e Torinos dhe as në planet e Interit ndaj duhet të gjejë një sistemim të ri, por deri tani, ka kthyer mbrapsht propozimet që i kanë ardhur.

Një prej tyre kishte ardhur nga Franca, ku klubi i Paris FC, i cili ka si pronar një prej njerëzve më të pasur në botë, Bernard Arno. “Footmercato” ka raportuar se pavarësisht refuzimit fillestar të Asllanit, klubi francez nuk është tërhequr dhe po insiston në blerjen e mesfushorit të Shqipërisë.

Kësisoj, del në pah fakti se Paris FC është gati të shpenzojë për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar dhe jo thjesht ta huazojë atë, duke e shtyrë Interin që të ketë një vëmendje më të madhe ndaj një marrëveshje të mundshme dhe të tentojë të bindë Asllanin të thotë “po”.

Paris FC është në vitin e parë në elitën e futbollit francez dhe si objektiv ka mbijetesën, por nëse vazhdon përforcimet cilësore, mund të kthehet në një të ardhme të afërt në një prej protagonistëve në këtë kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj…