PARKAVET

15 dhjetor 2025 | 08:30

Friedrich Hoelderlin (1770-1843)

Nji verë, mizore, ju falmani,

Edhe nji vjeshtë për kangën e kolme,

Ashtu që zemra prej lojës

S’ambël e ngime, vdekjen t’a dojë.

 

As n’Orkus shpirtit qi sa rroj s’iu dha

E drejta hyjnore prâje nuk gjen.

Por vjershës shenjte qi për zemër

Pata, asaj nji herë unë ia dola.

 

Mirardhësh paqë e hijevet! I kënaqun

Un jam edhepse lyra nuk më shoqnon

Aty ku zbres. Jetova nji herë

Si perëndi, dhe kjo mjafton.

 

Përktheu: Arshi Pipa
Marrë nga numri 25 i revistës “Akademia”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Friedrich Schiller (1759-1805) Ç’është ajo gjë aq pak e çmuar?…