PARMENDA

15 dhjetor 2025 | 08:29

Friedrich Schiller (1759-1805)

Ç’është ajo gjë aq pak e çmuar?

Dhe dorë mbreti stolis ajo;

Është ndërtuar për të shkallmuar,

Po nesër shpata do jetë si kjo.

 

Hap shumë plagë, po gjak s’ka derdhur.

Të bën të pasur, po s’vjedh njeri.

Sundon në botë që kur ka ardhur,

Po i fal jetës veç ëmbëlsi.

 

Plot mbretërira ka themeluar

Dhe plot qytete ajo ndërton,

Po luftë kurrë nuk ka filluar.

Lum ai popull që i beson!

 

Përktheu: Petraq Kolevica

Marrë nga numri 25 i revistës “Akademia”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Lodge Në vjeshtë ende luftohej, por ne më nuk…