Pas breshërisë së raketave iraniane, izraelitët lejohen të dalin nga strehimoret, por të qëndrojnë afër tyre

15 qershor 2025 | 18:51

Qytetarëve izraelitë u është thënë nga Komanda e Frontit të Brendshëm se mund të dalin nga strehimoret, por duhet të qëndrojnë pranë tyre, pasi Irani lëshoi breshërinë e parë të raketave gjatë ditës që nga shpërthimi i konfliktit të premten.

Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit, Magen David Adom (MDA), tha se deri më tani nuk ka raportime për të plagosur.

Izraeli ka vazhduar ta godasë Iranin gjatë gjithë ditës së diel, me raportime për shpërthime të reja në kryeqytetin Teheran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Mushkolaj do të jetë kandidat për kryetar të Deçanit…