
Pas dëmeve të djeshme nga breshri, ministrat e LDK-së sot vizitojnë Istogun
06 gusht 2020
| 08:50
Komunën e Istogut sot do ta vizitojnë tre ministra të Qeverisë Hoti e që të tre këta vijnë nga partia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), parti kjo që udhëheq këtë komunë.
I pari i kësaj komune, Haki Rugova, do të presë në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa.
Vizita pritet të nisë në orën 11:00.