Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha del në shesh: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian

13 maj 2025 | 14:14

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protestë pas rezultatit të zgjedhjeve.

Tubimi do të mbahet të premten më 16 maj në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

“Thirrja ime për të gjithë komisionerët të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur për ata që kanë votuar për opozitën në dëshmi të terrorit, të mbajnë çdo parregullsi. Libri i zi shkruhet me datën 16 ora 17:00 në bulevardin ‘Zogu i Parë’ për të sensibilizuar opinionin kombëtar të përbindëshit elektoral Edi Rama”, ka thënë Berisha. /TCh

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra qëndron në krah të liderëve…