Pas lajmeve për problemet shëndetësore, reagon Olta Gixhari: Po kaloj një periudhë…

15 tetor 2025 | 11:15

Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, ka qenë mbrëmë në një lidhje direkte në telefon me moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra”. Ajo tregoi historitë e saj të lidhura me supersticionin dhe foli edhe për gjendjen e saj shëndetësore.

E pyetur nga Kiara Tito për shëndetin e saj, ish-banorja e “Big Brother VIP 2” tregon se po kalon një periudhë pak të vështirë por beson që do të kalojë.

“Ajo nuk ka lidhje me supersticionin. Po kaloj një periudhë të pakëndshme. Çdo gjë do shkojë shumë mire”, tha Olta.

Gixhari iu bashku edhe temës që po diskutohej në studio dhe ndau historitë e saj mbi supersticionin.

“Unë kam shumë besim te sinjalet e rastësishme. Në qoftë se je i vëmendshëm asgjë nuk është rastësi, ajo është realitet. Unë kam shumë histori. Për shembull historia më e bukur ka qenë kur bëra çunin. Nuk po ngelja dot shtatzëne pas “Big Brother”. Më doli në ëndërr që duhet të provoja për shtatzëninë. Burri ishte jashtë shtetit, i thash të vinte urgjent ditën tjetër. Pastaj bëra djalin”, tregoi aktorja e njohur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do…