Pas mbështetjes së ShBA-së nuk duhet të kemi hamendje për ushtrinë

08 dhjetor 2018 | 09:47

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka vlerësuar se reagimi i NATO-s nuk mund ta ndërpresë rrugën për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. 

Ai ka thënë se nuk do të ketë zmbrapsje në këtë drejtim sepse Kosova është shtet i pavarur dhe i merr vetë vendimet. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qehaja ka thënë se pas mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Kosova nuk duhet të ketë hamendje për formimin e ushtrisë. 

Megjithatë, ai ka thënë se pavarësisht prej ftohjeve që mund të kenë në këtë periudhë marrëdhëniet në mes të FSK-së dhe NATO-s, në një të ardhme jo të largët situata do të kthehet në normalitet, do të vazhdojë bashkëpunimi i ndërsjellë dhe Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Volkswagen”, ka njoftuar se ka në plan të prodhojë deri…