Pas policëve dhe zjarrfikësve, edhe ushtarët e FSK-së pa pagesë për orët shtesë tri muaj me radhë

30 prill 2025 | 21:28

As ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk iu janë paguar orët shtesë të punës.

Njëri prej pjesëtarëve të saj, në kushte anonimiteti ka bërë të ditur për klankosova se për muajt shkurt, mars dhe prill, nuk morën pagesë shtesë përveç pagës bazë.

”Veç në janar na i kanë qitë. Shkurt, mars, prill – jo”, është shprehur burimi ndër tjera.

Kujtojmë se Klan Kosova raportoi se pagesë për orët shtesë nuk morën për disa muaj as Policia e Kosovës por as edhe zjarrfikësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të thur lavde për Policinë e Kosovës, Qeveria në…