Pas skandalit në koncertin e Coldplay, drejtoresha e burimeve njerëzore në “Astronomer”, Kristin Cabot jep dorëheqjen

25 korrik 2025 | 11:58

Drejtoresha e burimeve njerëzore të kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Kristin Cabot, dha dorëheqje pasi u filmua duke përqafuar CEO-n e atëhershëm Andy Byron gjatë një koncerti të Coldplay.

Videoja, që u bë virale në rrjetet sociale, u komentua dhe nga vokalisti i grupit Chris Martin, i cili u shpreh me humor: “Ose po kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”. Ajo është shpërndarë gjerësisht, është bërë meme dhe është diskutuar në emisione televizive.

Pak ditë pas publikimit të videos, kompania njoftoi nisjen e një hetimi dhe më pas konfirmoi largimin e Byron. Tashmë, CEO i përkohshëm është emëruar Pete DeJoy, bashkëthemelues dhe drejtues i zhvillimit të produkteve.

“Ngjarjet e fundit e kanë vendosur kompaninë tonë në qendër të vëmendjes mediatike,” tha DeJoy, duke theksuar se Astronomer do të vazhdojë misionin e saj në fushën e të dhënave dhe inteligjencës artificiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Uk Lushi ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të…