Pas vandalizimit të posterit të ‘Komandant Lleshit’- OVL-UÇK kërkon presion ndërkombëtar mbi Serbinë!

17 maj 2025 | 20:00

Organizata e OVL-së së UÇK-së e ka dënuar fuqishëm aktin që ka ndodhur në komunën e Bujanocit ku një person i maskuar ka vandalizuar një poster të Ridvan Qazimit, i njohur si Komandant Lleshi.

Sipas OVL-së së UÇK-së, ky akt përbën jo vetëm skandal të rëndë por edhe sulm të qëllimshëm ndaj kujtesës kombëtare dhe sakrificës për liri.

OVL e UÇK-së kërkojnë nga institucionet ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që t’i zbulojnë autorët e këtij akti të ulët dhe t’i vë ata para drejtësisë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dënon fuqishëm aktin e papranueshëm që ka ndodhur në komunën e Bujanocit, i cili përbën jo vetëm një skandal të rëndë, por edhe një sulm të qëllimshëm ndaj kujtesës sonë kombëtare dhe sakrificës për liri.Ky veprim është tregues i qartë se ende ka struktura që nuk e pranojnë realitetin e lirisë dhe që ndihen të shqetësuara nga lavdia e Dëshmorëve tanë, të cilët i dhanë kuptim të plotë qëndresës dhe dinjitetit shqiptar.Asnjë akt i tillë nuk mund të zbehë respektin dhe nderimin që kemi për ata që ranë për lirinë tonë. Gjaku i tyre është i shenjtë dhe do të përkujtohet përjetësisht” thuhet në reagim të OVL-UÇK-së.

Reagimi i plotë:

Reagim i OVL UÇK-së ndaj skandalit në Bujanoc.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dënon fuqishëm aktin e papranueshëm që ka ndodhur në komunën e Bujanocit, i cili përbën jo vetëm një skandal të rëndë, por edhe një sulm të qëllimshëm ndaj kujtesës sonë kombëtare dhe sakrificës për liri.

Ky veprim është tregues i qartë se ende ka struktura që nuk e pranojnë realitetin e lirisë dhe që ndihen të shqetësuara nga lavdia e Dëshmorëve tanë, të cilët i dhanë kuptim të plotë qëndresës dhe dinjitetit shqiptar.

Asnjë akt i tillë nuk mund të zbehë respektin dhe nderimin që kemi për ata që ranë për lirinë tonë.

Gjaku i tyre është i shenjtë dhe do të përkujtohet përjetësisht.

Në këtë drejtim, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që të zbulojë autorët e këtij akti të ulët dhe t’i vërë ata përpara drejtësisë. Heshtja në këso raste nxit përsëritjen e veprimeve të tilla dhe dëmton përpjekjet për paqe dhe bashkëjetesë në rajon.

Lavdi Komandant Lleshit!

Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjali ka siguruar detaje të plota për një rast të…