Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, sistemi energjetik është para një sfide të papërballueshme

25 maj 2022 | 11:08

Analisti Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, sistemi energjetik është para një sfide të papërballueshme.

Ai ka theksuar se tani nuk është koha për kalkulime politike dhe dukje të mirë mediale.

“Tani është koha për veprim. 1) Qeveria duhet menjëherë të subvencionojë sistemin energjetik për të mbuluar humbjet e deritanishme. 2) Qeveria duhet të formojë një grup ekspertësh të cilët do të përgatisin një plan konkret për tu përballur me sfidën që pritet të na vijë gjatë këtij viti, sidomos nga vjeshta e tutje. Vonesat në vendimarrje siç është parë deri tani, janë të kushtueshme dhe të dëmshme”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë me dije se…