
Pas Zhegrovës, Qeqa e kritikon ashpër edhe Amir Rrahmanin, e përmend edhe Vojvodën
Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani ka bërë një reagim të gjatë, duke e kritikuar kapitenin Amir Rrahmani. Ky i fundit u lëndua në ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës dhe do të mungojë nesër ndaj Suedisë.
Lidhur me këtë, Krelani e goditi ashpër Rrahmanin, teksa kritika pati edhe për Mërgim Vojvodën lidhur me deklaratat e tij në konferencën e sotme për media.
Reagimi i plotë i Qeqa Krelanit, pa ndërhyrje:
Kapiteni eshte ai qe ik i fundit!!!
Babi jam, si nje 10-sh i majt n’ish-Jugosllavi, gjithmone mu, vllaun e motren na ka shti me lujt shah n’kohen e lire. Kurr lojen s’na lshojke. Edhe pse ishim femije, ma t’dobet se ai, prap na detyrojke me qu lojen deri n’fund, edhe pse hupshim keq.
N’fund gjithmonë na thojke: “Ketu osht baza e lojes. Munimi. N’loje hyhet veç per fitore. Nuk hyhet me lane n’gjyse, hyhet me i çu sendet deri n’fund. Ka humbje edhe me merit po veç munohuni e çoni deri n’fund”
Kapiteni i jone i Kosoves :
38 ndeshje i ka lujt per Napolin, veç ne nje sezon.
38 ndeshje, lojtari me me se shumti paraqitje per nje skuader.
38 here pa u anku per dhimbje, pa e preke kofshen per me gjet arsye.
1 ndeshje e lun per Kosoven ne 6 muaj – edhe ate ndeshje e len ne gjysme duke u arsytu per lendim.
Per ekipin: 38 ndeshje.
Per Kosoven: nje po, nje jo!
Kapiteni asht ai qe ike i fundit. Kapiteni asht ai qe edhe i lendum rrin me grupin deri ne momentet e fundit te krejt ndeshjeve. Kapiten asht ai qe edhe i lendum i percell ndeshjet prej tribunave deri ne perfundim te gjitha ndeshjeve zyrtartare. Ai qe angazhon staf mjekesor privat (se milionat i ka per doktor privat), por nuk e len skuadren vetem deri ne perfundim te grumbullimit me Kosoven.
Me lujt per Kosoven nuk duhet licence. Qe ta ndjesh fanellen, nuk mjafton uniforma. Ne kombetare nuk futet menaxheri, lapsi, letra a kontrata.
Prej Kosoves keni dale, por per Kosoven s’po iu nin!
Secili prej jush luani ne liga me super infrastruktur dhe kushte luksoze. Vini prej klubeve me jete te privilegjume.
Me u kon qe ishit tu lujt ne liga amatore, ku ju shkatrrrohen kembet prej barit t’keq ose shkatrroheni emocionalisht prej kushteve skandaloze, edhe do te kuptohej lodhja.
Por vini prej fushave elitare, kushteve luksoze ndersa kur vini ketu, luni per Kosoven sikur keni ardhur prej liges se trete.
Me keto performanca qe i boni per Kosoven – sikur t’i kishit ba ne klubet tuaja, brenda 24 oreve ju kishin shkput kontratat dhe ju kishin kthy n’shpi. Por atje nuk guxoni me lujt kaq dobet ose pa pik angazhimi, se iu kthejn ose n’shpi ose huazim.
Na krejt ishim t’pergatitun qe Zvicra ka me na mposht. Dhe nuk ishte turp humbja 4-0. Turp ishte mosangazhimi dhe ikja nga pergjegjsia.
Mos e fajsoni trajnerin! E kemi trajnerin ma te mire ne historine e Perfaqesueses. Nese edhe ky trajner nuk ben atehere cili qenka i mire per ju? Trajneri qe kualifikoje Austrine ne Kampionat Evropian, qenka i pamjaftueshem per ju?
Nuk mundet mi pas krejt Kosova gabim pse jane qu peshe kunder jush. Nese ekziston ni popull e ni tifozeri qe iu kane fale dhe toleru ma shume se cdokush, jane pikerisht populli dhe tifozt kosovar.
Vojvoda tha: “Kadale, nuk i kemi humb 10 pike, por veç 3.”
A guxon me ia thone kete Fabregasit?
Ne Itali, me ato “veç 3 pike”, Fabregas e ngjiti Comon prej Serie B ne Serie A. Te ai, çdo ndeshje ke luftu qofte edhe per nje pike.
Kur doni me kuptu qe Kombetarja nuk asht ndjenje me shkputje?
Ma gjeni ni moment kur Xhaka asht arsyetu per Arsenal a Leverkusen per me i ike pergjegjsive ndaj Zvicres. Ai ka lujt ne ekipe me presion te jashtzakonshem, e prap i pari i bojke valixhet gati per kombetaren. Shqiptari e respekton fanellen e Zvicres ma shume se ju te Kosoves. Se eshte profesionist!
Une edhe ne Kine me shku, per 3 muaj e kisha msu kinezishten. E ju nuk po mundeni me u msu qysh me lujt bashke per Perfaqesuese?
Atje ne klubet e juja fliten 5 gjuhe te ndryshme e ju prap kuptoheni mes vete perfekt. Ketu, nje gjuhe SHQIP e flisni – dhe luani thuajse nuk flisni me njeri tjetrin. Thuajse parcella e mbrojtjes asht ne Rusi, parcella e mesfushes ne Amerike, dhe parcella e sulmit ne Japoni.
Trajneri i Gjermanise tash, pasi humbi ne menyre te turpshme nga Slovakia tha:
“Ftova lojtaret ma cilesor per ta fitu ndeshjen. Ndoshta prej tash duhet te ftoj lojtare ma pak cilësor, por qe japin gjithcka ne fushe.”