
Pasaportat më të fuqishme në botë, Kosova në vendin e 65-të, shënon ngritje në krahasim me vitet e kaluara
Pasaporta e Republikës së Kosovës ka shënuar ngritje në renditje në Indeksin e Pasaportave ‘Henley’, duke u renditur për vitin 2025 në vendin e 65-të në botë, me 81 destinacione pa viza, përfshirë edhe qasjen e lirë në zonën Shengen.
Indeksi i Pasaportës ‘Henley‘ është renditja e pasaportave e të gjitha pasaportave në botë, sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa pasur nevojë për vizë paraprake.
Indeksi përfshin 199 pasaporta, duke u ofruar përdoruesve informacionin më të gjerë dhe më të besueshëm për qasjen dhe lëvizshmërinë e tyre globale.
Referuar viteve të mëparshme, kjo renditje e Kosovës e 65-të në botë shënon rritje të fuqisë së pasaportës së Kosovës.
Në vitin 2021, pasaporta e Kosovës ishte në vendin e 108-të, renditja më e ulët ndonjëherë për vendin.
Renditje ndër vite:
2015 – 103
2021 – 108 (më e ulëta)
2024 – 68
2025 – 65 (më e larta)
Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejtë i liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, i cili hyri në fuqi në janar 2024.
Qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë pa vizë në shumicën e vendeve të Evropës, duke rritur ndjeshëm lirinë e tyre të lëvizjes.