
Pasojat e moskonstituimit të Kuvendit veçse kanë filluar të shfaqen
Shkruan: Ferat Shala, deputet i PDK-së
Pasojat e moskonstituimit të Kuvendit veçse kanë filluar të shfaqen
Rasti i RTK-së
Ligji nr. 08/l-332 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025
Neni 11 – Ndarjet e tjera buxhetore
Për periudhën janar–dhjetor 2025, Radiotelevizionit të Kosovës (në vijim: RTK) i ndahen tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë euro (8,960,000 €) në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.
Para çdo gjashtëmujori, RTK-ja obligohet të dorëzojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit programin e shpenzimeve të planifikuara. Në fund të çdo gjashtëmujori, ajo duhet të dorëzojë raportin e shpenzimeve të realizuara.
Mjetet sipas këtij paragrafi alokohen dhe transferohen nga Thesari në llogarinë bankare të RTK-së, sipas vendimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
⸻
Pyetjet dhe dilemat që lindin:
- A e ka dorëzuar RTK-ja raportin gjashtëmujor?
- Kujt ia ka dorëzuar, kur Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ende nuk është konstituuar?
- Kush e ka shqyrtuar dhe miratuar programin e shpenzimeve të planifikuara?
- Kush mund të marrë vendim në emër të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere?
- A mund Thesari t’i alokojë mjetet pa vendim të Komisionit?
- Kush mban përgjegjësi për këto shkelje të mundshme ligjore?
- A rrezikojnë punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga nga muaji korrik e tutje?