
“Pastrimi” në grevë edhe në ndërrimin e tretë, kërkojnë përmbushjen e kërkesave
22 maj 2025
| 22:20
Punonjësit e kompanisë “Pastrimit”, këtë të enjte dolën në grevë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhje me kushtet e punës.
Revolta e punëtorëve erdhi si rezultat i asaj se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama fajësoi kompaninë për mospastrim, e këta të fundit akuzuan të parin e kryeqytetit për borxhet e papaguara.
Sakaq, “Pastrimi”, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se greva po vazhdon edhe në ndërrimin e tretë.
“Siç kemi njoftuar edhe më herët, Grava do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona, të cilat tashmë janë të qarta dhe bazike. Nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e tyre nga ana e Komunës. Duke filluar nga sot, Greva do të vazhdojë edhe në ndërrimin e tretë”, thuhet në njoftimin e tyre.