“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve të Prishtinës të paguajnë faturat për bërllok

10 qershor 2025 | 20:06

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që të përmbushin obligimin ligjor për pagesën e faturave për shërbimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se pagesa e faturave për shërbimin e mbeturinave është detyrim ligjor për të gjithë qytetarët dhe se këto pagesa mundësojnë ofrimin e një shërbimi më të mirë, më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në kryeqytet.

“Pastrimi” gjithashtu njoftoi se pagesat mund të realizohen edhe online.

“Pagesat mund të realizohen edhe online përmes platformës zyrtare e-Kosova, si dhe në sportelet e kompanisë. Ftojmë konsumatorët që të kryejnë pagesat në kohë dhe të shmangin procedurat administrative apo ligjore që mund të ndërmerren në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seb Ponari, një i ri shqiptar me banim në Angli,…