
PDK, dega në Zvicër përkujton heroin Sabit Veseli në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta
Në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të çështjes kombëtare, Sabit Veseli, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër ka zhvilluar homazhe pranë varrit të tij në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, së bashku nënkryetarin Adhurim Krasniqi, sekretarin e partisë, Shaip Kadriaj dhe zyratrët tjerë Xhavit Bajraktari dhe Arlind Kuqica, kanë nderuar jetën dhe veprën e veprimtarit Sabit Veseli, i cili dha një kontribut të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare.
Në këtë ceremoni përkujtimore ishin të pranishëm edhe familjarë të të ndjerit, bashkëveprimtarë, deputetë, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, me në krye kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Përkujtime të tilla jo vetëm që ruajnë kujtesën për ata që kontribuan për lirinë e Kosovës, por edhe frymëzojnë brezat e rinj për të mos harruar sakrificat dhe qëllimet për të cilat u angazhuan veprimtarët si Sabit Veseli.